Dhunoi barbarisht djalin 3-vjeçar të bashkëjetueses, Gjykata vendos 12 vite burg për Alfred Kazanxhin

229
Sigal

Gjykata e Tiranës ka vendosur 12 vite burg për 36-vjeçarin Alfred Kazanxhi, i cili akuzohet se ka dhunuar barbarisht djalin 3 vjeç të bashkëjetueses së tij.

Nga ky dënim, Kazanxhi do të kryejë vetëm 8, pasi sipas nenit 406 të Kodit Penal përfiton ulje të 1/3 të dënimit dhe i mbetet për të shlyer 8 vite burg. Më tej në vendim, thuhet se burri do të vendoset në një burg të sigurisë së zakonshme.

Njoftimi i Gjykatës:

Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, u zhvillua gjykimi lidhur me çështjen penale me të pandehur A.K , i akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Keqtrajtim i të miturit”, e parashikuar nga neni 124/b/3 i K.Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr. 897 datë 06.04.2021 ka vendosur:

– Deklarimin fajtor të të pandehurit A.K për kryerjen e veprës penale të “Keqtrajtim i të miturit”, e parashikuar nga neni 124/b/3 i K.Penal dhe në bazë të këtij neni, dënimin e të pandehurit me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.

-Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit dhe përfundimisht i pandehuri A.K dënohet me 8 (tetë) vjet burgim.
-Vuajta e dënimit për të pandehurin fillon nga dita e ndalimit te tij, të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

-Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga i pandehuri me iniciale A.K, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, duke ndryshuar cilësimin juridik të veprës nga “Keqtrajtim i të miturit” në atë të “Braktisje e të miturit”.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Apelit Tiranë, e përbërë nga trupi gjykues me Relator Gjyqtar z. Ilir Toska dhe anëtar znj. Valdete Hoxha dhe znj.Elbana Lluri, me vendimin nr.7 datë 17.01.2022 vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit nr. 897 datë 06.04.2021, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.