Nëse e keni marrë seriozisht me dobësimin, kini parasysh këto këshilla

191

Kujdes me ushqimet midis vakteve

Sigal

Është më mirë të hani diçka të shëndetshme (ushqime me proteina), sesa t’i injoroni ndjenjat e urisë dhe të hani ushqime të pashëndetshme më vonë.

Fikni televizorin

Nëse hani duke kryer një veprim tjetër si të parit televizor ose të merreni me celularin, do t’ju shpërqëndrojë, duke bërë që të hani më shumë se ç’duhet.

Peshohuni çdo ditë

Nëse shtoni pak në peshë disa ditë rresht, do të thotë që duhet të keni kujdes me ato që hani.

Ushtrohuni 3 herë në javë

Nëse bëni 5 minuta squats, pompa dhe ushtrime për barkun, secila me interval 30 sekondëshe, do të ndërtoni masë muskulore. Sa më shumë muskuj të keni, aq më shumë do të rritet metabolizmi. Kështu, do të digjni më tepër kalori.

Kapni celularin

Nëse ju ka ngelur mendja te një ushqim i caktuar, telefonojini një shoqeje dhe flisni me të. Studimet tregojnë se uria edhe pasi ke ngrënë, zgjat vetëm 5 minuta. Në kohën që do mbyllni telefonin, dëshira për ushqim të pashëndetshëm do të jetë ulur.

Hani një mëngjes të madh dhe të balancuar

Një mëngjes i mbushur me karbohidrate dhe proteina, do të bëjë që të mos e tejkaloni me ushqim në vaktin e drekës. Zgjidhni diçka të tipit: të bardha vezësh me proshutë dhe bukë të zezë.

Bëni kujdes me alkoolin

Vetëm një koktej ka qindra kalori, të cilat nuk japin ndjenjën e ngopjes. Mundohuni të konsumoni verë, birrë të lehtë ose vodka me një pije me gaz, pasi secila nga ato ka vetëm 100 kalori.

Hani fruta 2 herë në ditë

Frutat nuk kanë yndyrë dhe përbëhen më së shumti nga uji. Ato do t’ju japin ndjesinë e ngopjes, në këmbim të pak kalorive.

Flini më shumë

Nëse flini 30 minuta më herët e nëse zgjoheni 30 minuta më vonë se zakonisht, raportohet se do të bëni zgjidhje më të mira ushqimore. Gjithashtu, kur jeni shplodhur mirë, keni më pak mundësi të bini pre e ushqimeve të thata.

Imagjinojeni veten të dobët

Kur e ndjeni se nuk keni më vullnet, imagjinojeni veten të dobët. Ky motivim vizual ju mban të fokusuar tek qëllimi dhe ju kujton se është i arritshëm.