Dhunë fizike ndaj nënës, arrestohet 47 vjeçari në Berat

551
Sigal

Një person ka rënë në prangat e policisë së Beratit, pasi ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës.

Në kuadër të operacionit të koduar “Vëzhgimi”, është ndaluar shtetasi LL. K., 47 vjeç banues në Berat.

Ndalimi i tij është bërë pas kallëzimit të nënës së shtetasit LL. K., e cila ka deklaruar se djali i saj, në mënyrë të vazhdueshme ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj, kanë organizuar punën dhe kanë arritur në një interval kohor të shkurtër arrestimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasit LL. K. 47 vjeç, banues në Berat.

Njoftimi i policisë:

Ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës, arrestohet nga ana e forcave policore.

Kapet 1 person në kërkim, në vijim të operacionit “Vëzhgimi”.

Ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës, arrestohet shtetasi LL. K., 47 vjeç banues në Berat.

Specialistët e Seksionit për Dhunën në Familje në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhunës në familje, bazuar në kallëzimin e nënës së shtetasit LL. K., e cila ka deklaruar se djali i saj, në mënyrë të vazhdueshme ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj, kanë organizuar punën dhe kanë arritur në një interval kohor të shkurtër arrestimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasit LL. K. 47 vjeç, banues në Berat.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Dhuna në familje”.