Dhuna në Kuvend/ Prokuroria vendos 1 vit burg për Ndokën, 8 muaj për Ndreun

546
Prokuroria e Përgjithshme ka dhënë sot pretencën për dy deputetët socialistë, Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu të akuzuar për dhunën ndaj deputetit të PD-së, Gent Strazimiri. Organi i akuzës kërkon 1 vit burg për Arben Ndokën dhe 8 muaj burg për Pjerin Ndreu. Sipas Prokurorisë dënimi për Ndokën mund të konvertohet në 150 orë punë publike, ndërsa për Ndreun në 100 orë punë publike.
“Prokuroria e Përgjithshme kërkon shpalljen fajtor të shtetasve Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu, me funksion deputet, dhe dënimin e tyre përkatësisht me 1 vit burgim (Ndoka) dhe 8 muaj burgim (Ndreu), të akuzuar për konsumimin e elementëve të veprës penale parashikuar nga neni 237 i Kodit Penal, “Goditje për shkak të detyrës” në dëm të shtetasit Gent Strazimiri, me funksion deputet, ngjarje e ndodhur në datë 10.07.2014 në ambientet e brendshme të Kuvendit të Shqipërisë”, thuhet në deklaratën e Prokurorisë së Përgjithshme.
Në konkluzionet e saj prezantuar sot para Gjykatës së Lartë, Prokuroria e Përgjithshme kërkoi që, nëse të akuzuarit japin pëlqimin e tyre, të pezullohet dënimi me burgim dhe zëvendësimin e tij me detyrimin për të përmbushur një punë në interes publik, me pëlqimin e tij dhe pa shpërblim, në favor të interesit publik, në një masë të përgjithshme prej 150 orë pune për shtetasin Arben Ndoka dhe 80 orë pune për shtetasin Pjerin Ndreu.
Sigal