MF dhe Banka Botërore, konferencë në Tiranë për kontrollin e Thesarit

730
Ministria e Financave, përgjegjëse për reformat ne sistemin e menaxhimit financiar publik,në bashkëpunim me Bankën Botërore ka organizuar sot në Tiranë konferencën me temë: “Menaxhimi i likuiditetit dhe kontrolli i Thesarit” në kuadrin e agjendës së komunitetit operacional të Thesarit për menaxhimin e shpenzimeve publike nëpërmjet të mësuarit nga eksperienca e kolegëve, përfaqëson një përpjekje shumëpalëshe për të përmirësuar kapacitetet e brendshme në menaxhimin e shpenzimeve dhe shkëmbyer eksperiencat në reformat për modernizimin e financave publike në vendet e Evropës Qendrore, Lindore dhe të Azisë Qendrore.
Sistemi shqiptar ka bërë përmirësime të mëdha pozitive me anë të reformave për përmirësimin e menaxhimit të financave publike, që janë materializuar në VKM për miratimin e Strategjisë 2014-2020 të menaxhimit të financave publike. Strategjia është përshtatur për krijimin e një kuadri makro-fiskal të kujdesshëm, duke përmirësuar parashikimet makroekonomike, kontrollin e angazhimeve shumëvjeçare, përmirësimin e mbledhjes së të ardhurave dhe rritjen e transparencës së raportimit financiar. 
Strategjia, sikundër është bërë e njohur, ka për qëllim të vendosë një kontroll të brendshëm dhe praktikat më të mira të menaxhimit financiar, parandalimin dhe luftën kundër mashtrimit dhe korrupsionit në menaxhimin e fondeve. Përvoja e fituar nga ekspertët e Ministrisë së Financave të Shqipërisë (të politikës fiskale, buxhetit, thesarit, borxhit dhe kontrollit) nga pjesëmarrja në seminaret e TCOP-PEMPAL-it përbën një kontribut thelbësor në zbatimin e reformave të ndërmarra. Takimi i Tiranës vjen në traditën e takimeve të TCOP. Takimi do të bëjë një pasqyrë të sistemit të menaxhimit të financave publike (MFP) rolit dhe funksioneve të thesarit për të 22 vendet e ftuara në këtë event. 
Sigal