Dhoma e Avokatisë Vlorë: Po cenohet funksionimi i drejtësisë dhe besimi i qytetarëve tek institucionet

 

Qytetarët nuk po marrin më drejtësi në kohë, por po përballen me një sistem që prodhon pasiguri, lodhje ekonomike dhe humbje besimi tek institucionet. Sistemi është lënë prej vitesh të shkojë drejt degradimit dhe kolapsit funksional, tashmë po kërkohen ekspertë të huaj për të orientuar institucionet shqiptare mbi mënyrën e menaxhimit të backlogut gjyqësor. Ky zhvillim është një pranim i heshtur, por i qartë, i dështimit institucional për të administruar krizën në kohë dhe me përgjegjësi.

Dhoma Vendore e Avokatisë Vlorë ka ngritur alarmin për gjendjen kritike të sistemit gjyqësor në Shqipëri, duke e cilësuar situatën si një krizë që po cenon funksionimin normal të drejtësisë dhe besimin e qytetarëve tek institucionet.

NOA

Përmes një deklarate publike, Dhoma e Avokatisë thekson se sistemi po përballet me stok të lartë dosjesh, mungesë gjyqtarësh, procese që zgjasin me vite dhe mbingarkesë ekstreme të gjykatave, duke bërë që qytetarët të mos marrin drejtësi në kohë.

Sipas deklaratës, kërkesa për ekspertë të huaj për menaxhimin e backlogut gjyqësor përbën një “pranim të heshtur të dështimit institucional” në administrimin e krizës.

Sot, drejtësia shqiptare ndodhet përballë një stoku dramatik dosjesh, proceseve që zgjasin me vite të tëra, mungesës së theksuar të gjyqtarëve, mbingarkesës ekstreme të trupës gjyqësore dhe vonesave që kanë tejkaluar çdo standard të arsyeshëm të një shteti demokratik. Në shumë raste, qytetarët nuk po marrin më drejtësi në kohë, por po përballen me një sistem që prodhon pasiguri, lodhje ekonomike dhe humbje besimi tek institucionet.

Më shqetësues bëhet fakti se, pasi sistemi është lënë prej vitesh të shkojë drejt degradimit dhe kolapsit funksional, tashmë po kërkohen ekspertë të huaj për të orientuar institucionet shqiptare mbi mënyrën e menaxhimit të backlogut gjyqësor. Ky zhvillim është një pranim i heshtur, por i qartë, i dështimit institucional për të administruar krizën në kohë dhe me përgjegjësi.

Në fokus të kritikave vendoset Këshilli i Lartë Gjyqësor, që sipas Dhomës së Avokatisë ka dështuar të menaxhojë pasojat e krijuara ndër vite nga vakancat dhe mbingarkesa në sistem.

Dhoma e Avokatisë kundërshton gjithashtu idenë e rritjes së tarifave gjyqësore për të ulur numrin e padive, duke e cilësuar këtë si një masë që godet qytetarët me të ardhura të ulëta dhe krijon “drejtësi me dy standarde”.

Në deklaratë kritikohen edhe politikat e Ministrisë së Drejtësisë, të cilat sipas avokatëve kanë qenë të pamjaftueshme për të parandaluar krizën aktuale.

Një tjetër pikë e ngritur është edhe harta e re gjyqësore, për të cilën Dhoma e Avokatisë së Vlorës thotë se jo vetëm që nuk e zgjidhi problemin e backlogut, por në shumë raste e thelloi atë përmes centralizimit të proceseve dhe rritjes së kostove për qytetarët.

Dhoma Vendore e Avokatisë Vlorë kërkon forcim të administratës gjyqësore, investime në teknologji dhe infrastrukturë, menaxhim më efikas të çështjeve, transparencë institucionale dhe rishikim të hartës gjyqësore, duke theksuar se drejtësia nuk duhet të kufizohet nga barrierat ekonomike apo gjeografike.

Dhoma Vendore e Avokatisë Vlorë vlerëson se dalja nga kjo krizë nuk mund të vijë përmes kufizimit të qytetarëve apo rritjes së barrës financiare mbi ta. Zgjidhja kërkon:

forcim të administratës gjyqësore;investime reale në teknologji dhe infrastrukturë;menaxhim eficient të çështjeve;transparencë institucionale;dhe rishikim serioz të hartës gjyqësore mbi bazën e interesit publik dhe aksesit real në drejtësi.