Mjeshtër të ryshfetit: Ministrja Evis Sala drejt SPAK-ut/! I dha tender firmës së përjashtuar, ministrja e Shëndetsisë përfshihet në skandal

APP:  Ministria e Shëndetësisë ka kryer shkelje të rëndë me tenderat

  APP deklaron se Ministria e Shëndetësisë ka kryer shkelje të rëndë. “Autoriteti Kontraktor ka lidhur kontratë bazuar në marrëveshjen kuadër, ndërkohë që nuk ka bërë verifikimet lidhur me përjashtimin e operatorit ekonomik nga e drejta për të fituar kontrata publike

Ministria e Shëndetësisë është përfshirë në një skandal të paprecedentë, ku sërish problematikat janë hasur në bërjen e tenderave, një gangrenë e madhe që nga koha e Ilir Beqjas, Ogerta Manastirliut, Albana Koçiut e tashmë me Evis Salën. Megjithëse ka pasur drejtues të ndryshëm, sërish ka një mori problematikash në këtë sistem mjaft jetësor, por që dita-ditës po lëngon, aq sa denoncimet në Onkologjik s’kanë të sosur.Mungesa e barnave, e ambienteve apo edhe politikat mjekësore kanë qenë dhe janë problem që asnjë prej drejtuesve s’e merr mundimin që t’i zgjidhë, ndoshta nga grupet e tjera të interesit.Vox neës ka hulumtuar disa dokumente që hedhin dritë mbi këtë skandal, ku zyrtarët e kësaj ministrie i kanë dhënë një tender një firmë të përjashtuar. Një dosje e denjë për Prokurorinë e Posaçme, pasi këtu kemi të bëjmë jo vetëm me shkelje administrative, por edhe penale. Sipas dokumenteve, Agjencia e Prokurimit Publik ka nxjerrë një dokument për verifikimin e një kontrate të Ministrisë së Shëndetësisë. Fillimisht u nis si një hetim administrativ i denoncuar nga një tjetër firmë që ka marrë pjesë në procedurë. Bëhet fjalë për një kontratë për “mallra”, teksa APP shkruan se Ministria e Shëndetësisë ka kryer shkelje të rëndë. “Autoriteti Kontraktor ka lidhur kontratë bazuar në marrëveshjen kuadër, ndërkohë që nuk ka bërë verifikimet lidhur me përjashtimin e operatorit ekonomik nga e drejta për të fituar kontrata publike” thuhet në këtë dokument.Në fund, APP vendosi të propozojë dhënien e masës disiplinore ndaj 3 personave, për shkeljet dhe mangësitë e konstatuara në vendim. Në dokument nuk jepen detaje të tjera se kush ishte firma që ka përfituar dhe ishte e skualifikuar nga tenderët, ndërkohë që masat janë vetëm sa për të “larë gojën”. Së pari, nisur nga shkresa, këtu kemi të bëjmë me disa vepra penale, si shkelja e barazisë në tendera, shpërdorim detyre, të gjitha në bashkëpunim, pasi janë disa persona. Hetimet mund të shtrihen edhe te zinxhiri drejtues i ministrisë, pasi si ka mundësi që një ministri e tillë, me një ushtri zyrtarësh dhe punonjësish, të mos verifikojë dot nëse një firmë është përjashtuar apo jo nga tenderat.

NOA