Detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Laç/ Ja kush është autori dhe si nisi konflikti që përfundoi në plagosje

355
Sigal

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarjen e rëndë e ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Laçit, ku nga të shtënat me ërmë zjárri mbeti i plagosur shtetasi Zef Marku.

Autori i kësaj ngjarje të rëndë mësohet se është Ilir Xhepaj, 33-vjeç.

Konflikti ka ndodhur në lagjen nr 4 të qytetit të Laçit, ndërsa ngjarja në periferi të qytetit.

Autori e ka ndjekur Markun me makinë pas zënkës dhe e ka plagosur me armë zjarri ndërsa është larguar nga vendngjarja menjëherë.

Policia e Kurbinit bën me dije se vazhdon puna intensive për kapjen e  autorit.