Detaje nga plagōsja në Vlorë, 25 vjeçari u qëllua me thikë nga e dashura

430
Sigal

Një i ri u plagos mbrëmë në qytetin Vlorës me mjet prerës në këmbë, nga një vajzë që dyshohet të jetë e dashura e tij.

Nga të dhënat e fundit i riu që mbeti i plagosur është 25 vjeç.

Mësohet se i plagosur ka mbetur Xhani Alikaj nga Vlora, ndërsa vajza që e plagosi është Kristina Bezhani 22 vjeçe, nga Berati.

Burime nga policia bëjnë me dije se gjithçka ka ndodhur për motive të dobëta.

Sipas bluve mund të ketë qenë një konflikt i çastit mes tyre, ndërsa ka degraduar me përdorimin e mjeteve prerëse nga e reja.

25-vjeçari ka marrë plagë në këmbë dhe ndodhet në spitalin e Vlorës, ku po merr trajtim mjekësor.

Konflikti ndodhi mbrëmjen e shkuar në zonën e Aleksandrisë në Skelë.