Zbardhet dinamika e aksidentit të furgonit të Drejtorisë së Burgjeve në Tiranë, i cili kishte brenda 3 të burgosur dhe për pasojë u lëndua një polic.
Në afërsi të fshatit Qesarat, në aksin rrugor Tepelenë -Mallakastër, një autoveturë i ka dalë përpara furgonit, e ky i fundit ka dalë nga rruga duke hyrë brenda një byrektoreje ku kishte dy bombola gazi.
Njëra prej bombolave të gazit përfundoi duke ngecur poshtë makinës, tjetra u godit nga furgoni por fatmirësisht pa shpërthyer.
Polici i lënduar u shoqërua në spitalin e Gjirokastrës, ndërsa policia në vendngjarja ka nisur hetimet.
![F4](http://www.panorama.com.al/wp-content/uploads/2020/02/F4.jpg)
![F6](http://www.panorama.com.al/wp-content/uploads/2020/02/F6.jpg)
![furgoni3](http://www.panorama.com.al/wp-content/uploads/2020/02/furgoni3.jpg)
![furgoni4](http://www.panorama.com.al/wp-content/uploads/2020/02/furgoni4.jpg)