Protestat, Manjani: Politizimi do të sfumonte misionin e qytetarëve

185
Sigal

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, tha në një emision se politizimi i protestave do ta sfumonte misionin e qytetarëve ndërsa shtoi se qeveria nga ana tjetër ka reaguar në mënyrë populiste me doza të theksuara komuniste.

“Qeveria ka vendosur çmimin gjithandej njësoj. Por përse? Nga gabimi në gabim. Shoqëria proteston, qeveria përpiqet të reagojë dhe kuptojmë që nga protesta qevera del më e fortë. Absuri në kushtet kur shoqëria është pa alternativë politike”, tha Manjani.

Ish-ministri i drejtësisë deklaroi se politika e momentit e revolton e në veçanti përallat me luftë, duke iu referuar deklaratave të Ramës se çmimet janë rritur për shkak të situatës në Ukrainë.

“Qeveria është kryespekulante”, deklaroi Manjani.