Presidenti Meta: Fakte kriminale, padi të re për Ardian Dvoranin

398
Sigal

Pjesë nga fjala e Metës në konferencën e jashtëzakonshme për mediat:

“Dua t’ju informoj mbi fakte të reja për fakte kriminale për emërimet në Drejtësi për vitin 2019 nga Ardian Dvorani. Sot do të përgatitet dhe dorëzohet një shtesë në kallëzimin penal ndaj tij të nisur në 2019. Jo vetëm për veprat penale ndaj tij, por edhe pse Ardian Dvoranit i duhet ndaluar menjëherë ushtrimi i detyrës së tij kriminale dhe tentative për kapjen e Gjykatës Kushtetuese (GJK). I duhet ndaluar vijimi i procesit të veprimtarisë kriminale për emërimet në vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese.

Dvorani ka keqinformuar dhe fshehur ushtrimin e kompetencave të tij në emërimin e anëtarit të GJK që i takonte presidentit. Pa patur kompetencë ligjore, e aq më pak në përputhje me Kushtetutën, ka bërë zgjedhjen e një anëtari të GJK.

Pa asnjë kompetencë kushtetuese dhe ligjore dhe duke manipuluar opinionin ndërkombëtar ka shtrembëruar ligjet duke emëruar anëtarin e GJK.

Duhet të përgjigjet pse nuk thirri KED për t’iu përgjigjur shkresës që i ka mbërritur nga Kuvendi. Me kë bashkëpunoi që të sillte brenda pak orësh një përgjigje me shkelje të rëndë të ligjit”.