Detaje nga atentati/ Makinës i prenë rrugën duke e qëlluar me armë, personi rreth 35-vjeç mbeti i vdekur në vend

169
Sigal

Zbardhen të tjera detaje në lidhje me atentatin me armë zjarri në rrugën Tiranë-Durrës, ku një person rreth 35 vjeç ka mbetur i vrarë.

Ende nuk bëhet i ditur emri i viktimës, pasi nuk i është gjetur asnjë mjet identifikimi.

Ndërkohë mësohet se një makinë tjetër i ka prerë rrugën dhe ka qëlluar duke e lënë të vdekur në vend.

Mësohet po ashtu se viktima është gjetur brenda një automjeti tip fuoristradë.