Deputetët dhe shtetarë, ku po e çoni Shqipërinë ?!

Speciale nga Hysen Tabaku/ Kriza e vlerave, mungesa e standarteve dhe anarkia mbretërojnë në ccdo qelizë të jetës. Politikanët bashkohen vetëm kur rritin rrogat dhe pensionet e tyre. Varfëria, korrupsioni, vjedhjet, administrata e mefshtë, politikanët sherrxhinjë e aspak vizionarë duhen larguar pasi kjo klasë politike ka dështuar. Vendi ka nevojë për protesta dhe një platformë kombëtare shpëtimi, pasi vecc prishjes së muzeumeve edhe rinia shqiptare me lotët e shpirtit por edhe me gjakun e tyre po lajnë rrugët e botës

Politikanët tanë bashkohen vetëm kur rritin rrogat e tyre

Kriza e vlerave morale, mungesa e standardeve dhe anarkia mbretёrojnё nё ҫdo qelizё tё jetёs.

– Kjo klasё politike dёshtoi pёr tё mbrojtur shoqёrinё nga kriminalizimi.

Sigal

-Ende s’jemi mësuar ta dëgjojmë dhe respektojmë njëri – tjetrin nëpërmjet dialogut, debatit dhe respektit të ndërsjelltë.

– Varfëria, korrupsioni, vjedhjet, administrata e mefshtë qeverisëse, politikanë sherrxhinj e aspak vizionarë, duhen hequr dhe ndëshkuar.

–  Ky vend ka nevojë për protesta masive, sepse shqiptarët kanë aq shumë probleme.

–  Kjo situatë dikton nevojën urgjente të një Platforme Kombëtare shpëtimi, e cila lipset të bëhet e të zbatohet nga të dy krahët e politikës.

–  Dëgjuam nga mediat, se për katër vjet do të mbyllet edhe Muzeu, mos duhet të prishet edhe ky, që të bëhet ndonjë pallat 30 katësh?!   

– Rinia shqiptare, me lotët e shpirtit lan rrugët e botës.

Atdheu ynё sot i ngjan njё gёrmadhe mendimi, pa ide dhe pa ideale. Kriza e vlerave morale, mungesa e standardeve dhe anarkia mbretёrojnё nё ҫdo qelizё tё jetёs. Kjo klasё politike dёshtoi pёr tё mbrojtur shoqёrinё nga kriminalizimi. Ende s’jemi mësuar ta dëgjojmë dhe respektojmë njëri – tjetrin nëpërmjet dialogut, debatit dhe respektit të ndërsjelltë. Kur njëra palë e sheh veten në Olimpin e gjykimit të së vërtetës dhe tjetra në kështjellën e fitores, nuk mund të ketë kurrë paqe sociale.

E teksa ngjet kështu, natyrshëm shtrohet pyetja: zotrinj deputetë dhe shtetarë, ku po e çoni Shqipërinë?!

Përherë e më shumë shikon njerëz të mashtruar, mes varfërisë e moralit të grabitur, mes fukarallëkut e dinjitetit të vrarë. Një pjesë nuk u bëhet të shkojnë në shtëpi, kur mendojnë se aty do të përballen me nevojat më elemetare familjare. Ndërkohë, një pjesë tjetër lundron në një pasuri përrallore prej miliona lekësh të grabitura nga krimi.

Shqipëria është bërë turpi i botës për papërgjegjshmërinë e klasës së saj politike, për të qënurit e inkriminuar, për varfërinë ekonomiko –financiare e shpirtërore. Çdo ditë vriten mezatarisht nga 4-5 veta! U fut përçarja, urrejtja, mashtrimi, mosbesimi, zhgënjimi, vjedhjet, droga e korrupsioni. U mashtruam nga një ëndërr e bukur, duke humbur virtytet tona. Liria u kuptua si anarshi; të bësh ç’të duash!

Ditët kur ka jetë parlamentare apo komisionesh parlamentare, çfarë të shohësh?!

Vetëm kaos, sherr, zënie, fyerje të njëri –tjetrit  shkatërrime, tym e flakë! Shkurt, Kuvendi është kthyer në një sallë teatrale, tragjikomike.

Politikanët tanë, pasi shkatërruan e dogjën vendin, tani po djegin edhe sallën e Kuvendit, pa menduar se pajisjet e saj blihen me taksat e popullit fukara. A bashkohen ndonjëherë? Po, por vetëm kur rritin rrogat e tyre në mbi 3 milion lekë, pa përmëndur këtu edhe privilegjet e tjera. Tashmë po flitet, se deputetët dashkan edhe 10 milion lekë të tjera për kurime në klinika private !!!Dhe ndodh kështu, kur pensionisti merr 12-17 mijë lekë, me të cilat nuk merr dot as ilaçet!

Ky vend ka nevojë për protesta masive, sepse shqiptarët kanë aq shumë probleme.

Në kushtet kur Drejtësia nuk është në lartësinë e duhur, kur nuk kemi një shoqëri civile aktive, kur edhe zëri i intelekualëve nuk po dëgjohet gjëkundi, nevoja e kërkon që populli të ngrihet në protesta. Sepse Shqipëria ka nevojë për politika sociale. Varfëria, korrupsioni, vjedhjet, administrata e mefshtë qeverisëse, politikanë sherrxhinj e aspak vizionarë, duhen hequr dhe ndëshkuar.

Kjo situatë dikton nevojën urgjente të një Platforme Kombëtare Shpëtimi, e cila lipset të bëhet e të zbatohet nga të dy krahët e politikës. Vendi ka nevojë imediate për një «armëpushim” të politikës konfliktuale mes shumicës dhe opozitës. Jo vetëm të plotësojmë kriteret e vendosura nga BE- ja, që Shqipëria të anëtarësohet në këtë familje, por, mbi të gjitha, për të shpëtuar popullin dhe vendin nga rrënimi i mëtejshëm!

Klasa aktuale politike e ka zhytur vendin tonё nё mjerim, ndërkohë që vet ka marrё fytyrën e njё kllouni. Shqipёria ёshtё kthyer nё njё vend tranzit pёr lёvizjen e drogёs dhe tё pastrimit tё parave. Ёshtё kjo arsyeja qё kush mundet largohet nga vendi qё po qelbet nga dita nё ditё nga korrupsioni dhe krimi i organizuar. Shqiptarёt e dinё, se kjo klasё politike qё e ka zёnё prej fyti Shqipёrinё pёrgjatё kёtyre 32 viteve bёn ҫmos tё mbrojё vetveten. Pasi vodhi votën tonë, gjithë Shqipërinë, tani na lajkatoi e na gënjeu! Për tё rritur fitimet e tyre dhe të familjarëve tё vet, politikanët e të dy krahëve bënë marrëveshje të fshehta e të hapura për coptimin dhe “trafikimin” e pjesëve të vendit nëpërmjet konçensionarëve, bën shitje të tokës, shkatërrimin e ushtrisë, shitjen e armatimit ushtarak, vjedhjen e thesarit kombëtar e deri trafikimin e detit! Tani që lufta po troket tek dera, kërkojnë që të ngrihen fabrikat e armatimeve që ne i patëm. Politikanët Shqipёrinё e shitën tek tё huajtë. Pёr t’u dhёnё me konҫension ka mbetur vetëm Presidenca dhe ministritë! Kemi dhёnё Rrugёn e Kombit, hidrocentralet, Telekomin, BKT- nё, Metalurgjikun, minierat e kromit e të bakrit, naftën  etj. Ne, shqiptarёve, na mbetet vetёm t’i biem fyellit dhe bilbilit!

Dëgjuam nga mediat, se për katër vjet do të mbyllet edhe Muzeu!

Mos duhet të prishet edhe ky, që të bëhet ndonjë pallat 30 katësh?!

Opozita është kontrolluesja e qeverisjes. Më 2019 ajo doli nga Kuvendi, mirëpo po e përsërit prap atë gabim. Ka që nga tetori  i vitit 2023që nuk merr pjesë në punimet e tij, por e bllokon atë. Opozita e sotme është e barazuar me rolin e vetëm të një njeriu, që e mban peng dhe e

ka rrënuar Shqipërinë në këtë farë feje. Dhe ky është Sali Berisha, i cili duhet të përgjigjet para Drejtësisë.

Sjelljet politike publike tё shumё prej figurave të opozitës kanё dёmtuar aq shumё, sa qё e ka sjellё shtetin në buzё greminёs. Dhe ky shkatërrim   filloi që nga punishtja  më e thjeshtë e deri  tek uzinat e kombinatet, ku kishte me mijëra punëtorë. Nën pretekstin e ligjit famëkeq 7501, shkatërroi edhe bujqësinë. Ky ligj e bёri pronёn në fshat lёmsh; futi në hasmëri vllanë me vllanë, komshiun me komshiun, se toka nuk shkoi tek i zoti.

Pas shkatërrimit të ekonomisë, politika iu fut asgjësimit të ushtrisë. Shitja e armëve ishte fitimprurëse për kupolën politike. Për të zhdukur çdo gjurmë, u sajua viti i mbrapsht i 1997. Preteksti  “falimentimi” i firmave piramidale, që drejtoheshin nga kupola politike. Ishte kjo që mblodhi paratë e popullit, miliarda lekë, të cilat u ngarkuan në makinat e tipit “Zuk” dhe shkuan te selia e PD për t’u përdorur për fushatat elektorale. Dhe, dinakërisht, i falimentoi firmat rentiere ! Shkatërrimi i ushtrisë solli dhe privatizimin e reparteve ushtarake, të cilat përsëri u grabitën po nga pushtetarët.

Si mund të harrojnë shqiptarët, se më 1997, kur Sali Berisha për karrigen e vet të Presidentit, e futi vendin në luftë civile?! Vet shteti vrau dhe plagosi shumë qytetarë. Si mund të harrojnë shqiptarët, që pёr hir tё sundimit tё njё klike famkeqe u vodh pushteti, pasuria e popullit, liria dhe demokracia e vendit, u shkatrrua ushtria, u pёrҫa populli, ku Veriu i drejtoi armёt kundёr Jugut!

Ca më tej, si mund të harrojnë shqiptarët grushtin e shtetit të vitit1998, kur Sali Berisha me arkivolin e të ndjerit A.Hajdari shtynte dyert e Kryeministrisë për të hyrë brenda me turmat e irrituara, që e shoqëronin, ndërkohë që vrasësit e vërtetë fërkonin duart tek selia e PD? Si mund të harrojnë shqiptarët dy ngjarjet më unikale në historinë e Kombit; atë të Gërdecit, kur Berishës nuk i është larë fytyra nga bloza e shpërthimit? Si mund të harrojnë shqiptarët masakrën e 21 Janarit, kur ai përsëri leu duart me gjak kur vrau 4 qytetarë, që demonstronin paqësisht për marrëzitë dhe vjedhjen e votës së lirë për të qëndruar me dhunë në pushtet?

Si mund të harrojnë shqiptarët dalldisjen e emigrimit të brendshëm dhe të pakontrolluar të popullsisë, që çoi në shkatërrimet mjedisore të vijës bregdetare e të zonave bujqësore? Dhe të gjitha këto, vetëm për të marrë një grusht votash! Vetëm Lazarati, si dhe laboratori i ngritur para disa viteve në Fushë – Labinot pranë Elbasanit për përpunimin dhe shpërndarjen e drogave të forta, vulosin lidhjet e qeverisë së mëparshme me krimin e organizuar dhe me korrupsionin qeveritar.

Ndërsa sot, duke marrё rolin e kukuvajkёs, opozita shqiptare qan e vajton për korrupsionin, për shkatërrimin dhe për varfërinë e vendit! Shumё nga autorёt e kёtij krimi tragjik, sot i gjen nё ballё tё opozitёs. Ndërsa Sali Berisha çdo natë del në ballkonin e banesës së vet si hoxha në majë të minares dhe u këndon e u jep mesazh mbështetësve të vet, që mblidhen nën atë ballkon, se Shqipёrinë na e paska mbytur korrupsioni, se qënka bërë mё keq se Kolumbia nё prodhimin e drogёs etj.

Shqiptarёt e dinё se korrupsioni po e gёrryen gjithё vendin, ndёrsa i gjithё filli i kёtij korrupsioni nis nё nivelin mё tё lartё tё klasёs politike. Ёshtё kjo arsyeja qё kjo klasë politike po bёn ҫmos tё ruajё e tё mbrojё privilegjet e veta. Janë po këta shqiptarë që e dinё shumë mirё, se hapi i parё i ndryshimit duhet të nisë nga Drejtёsia. Edhe pse ka filluar të lëvizë, Drejtësia ka shumë e shumë punë për të bërë. Bisturia e saj lipset të mos pushojë, sepse plagët e shkaktuara nga politikanët hajdutë janë sa të shumta, aq edhe të thella.

Njё grusht politikanёsh të molepsur kanё mbёrthyer pёr fyti Shqipёrinё  dhe po e plaҫkisin, natyrisht pa u hyrё gjemb nё kёmbё. Ata kanё gjithҫka.

Rinia shqiptare, me lotët e shpirtit lanë rrugët e botës.

Me zemër të coptuar e me shpresë të humbur shtegëtuan rrugëve të panjohura për mbijetesë. Rreth dy milionë shqiptarë ikën; e lanë vendin në dorë të njё klase politike të  mbushur me hajdutё e plaҫkitёs. E vёrteta ёshtё, se me gjynahet qё kanё  ndaj kёtij populli kёta politikanё, gjyqtarё e prokurorё duhet tё kalojnё njё herё para ligjit. Kjo ёshtё e domosdoshme pёr tё ҫliruar shoqёrinё, shtetin, moralin njerёzor nga vargonjtё e turpit e tё robёrisё sё politikёs dhe tё padrejtёsisё qё transmeton e gjithё klasa politike.

Tani ne shqiptarёt e kemi tё qartё: politikanёve tanё nuk u bёhet vonё pёr popullin dhe është kjo arsyeja pse ata turren si të tërbuar të realizojnë etjen e përbindshme për pasuri dhe pushtet me çdo çmim. Edhe pas dy vitesh, nuk po gjejnё njё zgjidhje nё interes tё tё gjithё popullit pёr reformat!

Gjatё kёtyre 32 viteve, pse të mos e pranojmë, jemi drejtuar nga njerëz paranojakё, të karakterizuar nga makutëria pёr t’u pasuruar brenda ditёs! Po kështu, jemi tё bindur se korrupsioni nuk do tё mund tё luftohet nga kёto lloj monstrash qё kemi nё krye, nga ky lloj pushteti krejtёsisht familjar. Një nga një ish ministra dhe ministra akual po thirren në SPAK! Kjo nuk është pa domethënie: çdo gjё ёshtё pushtuar nga korrupsioni, sigurisht duke trumbetuar flamurin e antikorrupsionit.

Dhe ndodh, që vjedhёsit mbrohen, ndёrsa burgjet mbushen me ata qё nuk kanё tё paguajnё 3 mijё lekё tё energjisё elektrike!