Delvinë/ Makina merr flakë në lëvizje

Mesditen e sotme është raportuar se një mjet është përfshirë nga flakët.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Delvinës, në aksin kombëtar në afërsi të fshatit Vane.

NOA

Mjeti i shkrumbuar tip “Mercedes-Benz” me targe AB627AE, sipas policisë ka marrë flakë në lëvizje.

Mjeti mësohet se është në pronësi të shtetasit Kelment Lamaj.

Në vendngjarje ndodhen policia dhe zjarrëfikësja, ndërkohë që është bërë e mundur shuarja e flakëve.