Janë të shumta rastet ku qytetarët denoncojnë mizorinë e kryetarëve të bashkive të vendit, të cilët helmojnë qentë endacakë. Dhe ndonëse raste të tilla po shtohen çdo ditë e më shumë, nuk ka ende një përgjegjës përballë ligjit për këtë krim.
Nga Gjirokastra vijnë pamje se si qentë endacakë të qytetit po japin shpirt pasi me urdhër të kryetarit të Bashkisë, Flamur Golemi, katërputroshat janë helmuar. Për shkak të këtij krimi qentë endacakë dergjen në mes të rrugëve dhe trotuareve të Gjirokastrës.
Ngjarja rrezikon edhe jetën e qytetarëve të tjerë, pasi këto kafshë të ngordhura në rrugë janë një burim infeksionesh.
Qytetari:
Përshëndetje. Është një problem shumë i madh në Gjirokastër me qentë e rrugës. Është një veprim i ripërsëritur nga Flamur Golemi. Ai është duke i helmuar qentë pa asnjë arsye. Qentë japin shpirt nëpër rrugë duke u dalë shkumë nga goja. A nuk është gjynah të keqtrajtohen kështu qentë?




















