Del nga shtrati lumi Ishëm, përmbyten disa fshatra në Fushë-Krujë

263
Sigal

Moti i keq ka shkaktuar probleme në disa zona të vendit.

Reshjet e shumta kanë sjellë edhe daljen e lumit Ishëm nga shtrati duke shkaktuar përmbytje në disa fshatra të Fushë-Krujës.

Raportohet se përmbytje ka pasur në fshatin Bilaj, Mallkuç dhe Murqinë.

Reshjet e vazhdueshme të shiut të ditëve të fundit kanë shkaktuar përmbytje edhe në Kurbin. Në fshatin Gjorem, sipërfaqe të tokave bujqësore ndodhen nën ujë.