Del nga koma avokati Sokol Mëngjesi

Avokati Sokol Mëngjesi, i cili u dhunua më 29 maj ka dalë nga gjendja e komës ku ai ndodhej.

Mësohet se ai ka reaguar mirë dhe mjekët janë optimistë.

Sigal

Avokat Mëngjesi ndodhej prej disa ditësh në një spital privat në Athinë, ku ishte nën kujdesin e mjekëve.

Përfaqësuesi ligjor i Sali Berishës është nën monitorim intensiv ku i bëhen ekzaminime herë pas here për të parë gjendjen e tij.