Del fotoja, momenti kur 40-vjeçari i hedh benzinë vetes në faljen e Namazit

256
Sigal

Në mëngjesin e faljes së namazit për festën e Bajramit të Madh në sheshin Skënderbej në mes mijëra besimtarëve myslimanë, Besim Grosha është lyer me benzinë dhe ka tentuar të ti vejë flakën vetes.

Ky moment duket se nuk i ka shpëtuar fotografit Franc Zhurda, ku shikohet si Besim Grosha I hedh vetes bidonin me benzinë. 40-vjeçari Besim Grosha, i cili tentoi të vetëdigjet gjatë faljes së Bajramit, rezulton me probleme mendore.

Personi në këtë moment është përpjekur që të prishë ceremoninë duke thëne se “s’ka Zot”. Ndërsa besimtarët e pranishëm e kanë neutralizuar atë, duke mos e lejuar që të kryejë aktin e vetflijimit.