Aksident në Vlorë, përplasen dy makina dhe dalin nga rruga

235
Sigal

Një aksident raportohet të ketë ndodhur pasditen e sotme në rrugën e lumit të Vlorës. siç mëson abcnews.al dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën pranë fshatit Drashovicë.

Si pasojë e përplasjes mjetet kanë dalë nga rruga. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar rëndë. Ndërkohë, nga pamjet shihet se mjetet kanë pësuar dëmtime.