Deklarimi i pagave deri më 30 prill, të dy të punësuarit do të paguajnë shtesë

375
Sigal

Të gjithë personat e dy punësuar gjatë vitit 2020, kanë afat deri më 30 prill për të deklaruar të ardhurat e tyre, pavarësisht nivelit të pagave që kanë pasur. Ndryshimet ligjore që u bënë në fillim të vitit të kaluar i detyrojnë të dypunësuar që nga deklarimi i të ardhurave të paguajnë tatim shtesë.

Kjo pasi paga, ndonëse është marrë në dy apo më shumë vende pune, do të llogaritet si një e vetme dhe do të tatohet si e tillë dhe individi do të jetë i detyruar që të paguajë diferencën shtesë që del nga rillogaritja. Më të prekur nga kjo masë janë të dy punësuarit me paga të ulëta.

Le të marrim si shembull, një person që paguhet në dy punë me 30 mijë në secilën prej tyre. Pra, që merr në total 60 mijë lekë në muaj. Për fashën deri në 30 mijë lekë ai paguan 0% tatim. Ndërsa për diferencën prej 30 mijë lekësh do të taksohet me 13%. Pra, do të paguajë shtesë 3900 në muaj pse 46.800 lekë në vit.

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, vitin e kaluar deklarimin për të ardhurat e bënë rreth 12 mijë individë që në 2019-n kishin të ardhura më të larta sesa 2 milionë lekë. Ndërsa këtë vit, do të deklarojnë edhe mbi 88 mijë persona që janë të dy punësuar.