Aksident në aksin Kakavijë-Gjirokastër, makina përplaset me motorin, përfundon në spital 43-vjeçari

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm, rreth orës 08:00, në aksin “Kakavije–Gjirokastër”, në vendin e njohur si “Ish-SMT”.

Sipas informacionit paraprak, një automjet me drejtues shtetasin K. F., 63 vjeç, banues në Dropull, është përplasur me një motomjet që drejtohej nga F. K., 43 vjeç, banues në fshatin Lazarat.

NOA

Si pasojë e përplasjes, është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.