Dashi me katër brirë, e çuditshme, por e vërtetë

1084
Sigal

Në fshatin Lëpushë të Komunës Sravaj në Librazhd familja Kryemadhi ka në tufën e saj të deleve një numër të madh me desh dhe më e veçanta ata janë me katër brirë. Sipas Rrapush Kryemadhit (Rrapit siç i thanë vendasit) nga vitet 1990-1991 atëherë kur u prish sistemi ai si familje blegtorësh nisni punën e blegtorisë. “Fëmijët i kisha të vegjël dhe për të mbijetuar unë bashkë më vëllezërit e mi ju përkushtova blegtorisë, bleva disa dele me para të miat dhe disa të tjera i mora borxh e ju përkushtova blegtorisë familjarisht.  Zona e Lëpushës është një zonë malore, ku nuk ke me se të merresh. Tokat nuk prodhojnë e dimri është shumë i vështirë, është një vend që favorizon blegtorinë kryesisht dele e dhi. Kullotat janë shumë të largëta në Qafën e Malit, Përroi i Benos, Gropa e Gjashtës, Liqeri i Cakës, Lukovë, Turje, Breg Plep, kullota pa  fund. Për dimër, delet i dimërojmë në zonat fushore kryesisht në zonat e Dumresë si në Belësh, Gjyralë e Cërrik”, tha Kryemadhi. “Ka që nga viti 1992 në muajin shkurt-mars, ku njëri nga qengjat meshkuj filluan t’i dilnin katër brirë të vegjël, ku më pas u ritën dhe u bënë shumë të mëdhenj. Më vonë mbas dy vjetësh nga tufa jonë lindën dhe disa qengja të tjerë me katër brirë, ku në tufën tonë u bënë dhjetë desh të tillë. Nga tufa fshatarët filluan të kërkonin desh për mbarësi e fat mbasi dukej një shenjë e mirë e që do të sillte fat”, tha Rrapushi.

Era Çela