COVID-19/ Regjistrohen 260 mijë persona të prekur dhe 11,287 viktima në të gjithë botën

394
Sigal

Shifrat e datës së sotme, e premte 20 mars 2020, në nivel global tregojnë se numri i të infektuarve është 259 314.

Viktima janë 11286. Të shëruar janë 87377, sipas shifrave më të fundit të universitetit amerikan “Johns Hopkins”.

EMERGJENCA KORONAVIRUS NË GJITHË BOTËN

Numri i personave të prekur: 259 314

Viktima: 11286

Të shëruar: 87377

Shtete të prekura: 165

Në Itali, situata vazhdon të jetë e rënduar. Numri të infektuarve është 47 021 persona, ndërkohë numri i viktimave është 3032. Numri i personave të shëruar është 4440.

Në Gjermani numri të infektuarve ka arritur shifrën 19848  individë. Numri i viktimave është 67 dhe numri i personave të shëruar 180.

Në Francë, numri të infektuarve ka arritur shifrën 1479 individë, ndërkohë që numri i viktimave është 459. Janë shëruar ndërkohë vetëm 12 vetë.

Në SHBA, numri të infektuarve ka arritur shifrën 17 404  individë. Numri i viktimave është 224. Janë shëruar vetëm 121 Persona.

Në Shqipëri, numri të infektuarve ka arritur shifrën 70 individë. Numri i viktimave është 2. Numri i të shëruarave është 2.