Covid-19 i merr jetën mjekut Kërci/ Presidenti Meta: Humbje e madhe, kjo situatë kërkon marrjen e masave të shpejta

315
Sigal

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për humbjen e mjekut Mihal Kërci nga pandemia e Covid-19. Kreu i shtetit, thotë se kjo situatë kërkon një reflektim të thellë. ”Humbja e jetëve, si pasojë e Covid-19, të shumë mjekëve të shkëlqyer si Drini Dobi, Bledi Nini dhe të tjerë, është e pazëvendësueshme dhe boshllëku i krijuar në ndihmën e kualifikuar ndaj të sëmurëve tashmë ka për të qenë shumë problematik. Kjo situatë kërkon marrjen e masave të shpejta, pa kursyer asgjë”,-shkruan Meta në facebook.

Mesazhi i plotë nga Presidenti Meta

Ndarja nga jeta e Dr.Mihal Kërcit, personalitet i shquar i mjekësisë shqiptare, është një lajm shumë i hidhur për familjen, pacientët dhe të gjithë mjekët. Ngushëllimet më të ndjera, për këtë humbje të rëndë, që kërkon reflektim të thellë.

Humbja e jetëve, si pasojë e Covid-19, të shumë mjekëve të shkëlqyer si Drini Dobi, Bledi Nini dhe të tjerë, është e pazëvendësueshme dhe boshllëku i krijuar në ndihmën e kualifikuar ndaj të sëmurëve tashmë ka për të qenë shumë problematik. Kjo situatë kërkon marrjen e masave të shpejta, pa kursyer asgjë.

Përsosja dhe furnizimi i bollshëm e pa kufizim me mjetet më të mira mbrojtëse për personelin mjekësor. Dezinfektimi i vazhdueshëm dhe rigoroz i mjediseve mjekësore për arritjen e sigurisë maksimale të tyre.
Sigurimi sa më parë i vaksinës dhe vaksinimi me prioritet i personelit mjekësor. Shpërblim financiar dinjitoz dhe të shtuar. Janë këto disa nga masat më urgjente dhe efektive, që duhen marrë sa më parë.

Çdo investim në këtë drejtim, ështe investim jo vetëm për jetën dhe shëndetin e mjekëve por edhe për shendetin e qytetarëve, të cilët presin shumë nga puna dhe përkushtimi i mjekëve, veçanërisht në këto kohë të vështira pandemie.