Ngjarja në Lazarat, ndërpritet seanca për Alban Alikon, është minoren

534
Seanca që pritej të zhvillohej sot në ambientet e Gjykatës së Krimeve të Rënda për Alban Alikon është ndërprerë. Sipas burimeve, shkak për këtë është bërë mosha e Alikos. Mësohet se avokati i tij ka kërkuar praninë e një psikologu si pasojë e gjendjes së rënduar psikologjike të Alikos.
Sot do të zhvillohet seanca gjyqësore për vëllezërit Arbjon dhe Alban Aliko për akuzën e vrasjes, plagosjes dhe trafikut të drogës. Seanca do të zhvillohet me dyer të mbyllura.
Dy vëllezërit dyshohet se janë ekzekutore të efektivit te RENEA-s, Ibrahim Bashës. Ne cilësinë e provës materiale, janë marrë fishekët e gjetur ne vendngjarje, shenjat e gishtërinjve, analizat e gjakut si dhe dëshmi. Mësohet se prokuroria do të kërkojë arrest me burg për dy vëllezërit Aliko, pasi konsiderohen si persona me rrezikshmëri.
Sigal