Covid-19/ Dita e tretë pa asnjë viktimë në Shqipëri

442
Sigal

Shqipëria mbushi sot 72 orë pa asnjë vdekje prej koronavirusit, ndërsa rastet e të prekurve janë më të pakta.Vdekja e fundit i përket datës 6 prill, një 90-vjeçar i konfirmuar me COVID-19 dhe me një seri sëmundjesh të tjera. Numri i vdekjeve është ndalur në 22 vetë prej disa ditësh, ndërsa vazhdojnë testime të përditshme, prej nga zbulohen raste të reja.Sipas të dhënave zyrtare, 9 raste të reja u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit nga testimi i 234 personave të dyshuar.Statistikat zyrtare flasin për një numër në rënie të shtrimeve në spitale dhe rritje të shifrave për të shëruarit.