Covid-19, ankthi dhe depresioni…..!

481
Sigal

Nga Edval Nuri

E para ka lidhje me frikën nga vdekja. Dy të tjerat me shqetësimet nervore. Të treja ndikojnë tek njëra –tjetra. E keqësojnë, ose e ndihmojnë  njëra –tjetrën!

Më shumë se një miliardë njerëz në mbarë botën po përpiqen të durojnë  simptoma të ndryshme të vetëizolimit.

Situata na ka çuar  mërzitje, zhgënjim, zemërim, nervozizëm, si dhe acarim në marrëdhënie familjare e shoqërore. Unë po e provoj tek vetja ime. Pas një muaj izolimi  jam më i padurueshëm,  më zezvek e  me dhimje koke ! Kjo për arsye se ndryshojë tërësisht  të regjimit ditor.

Shumë njerëz tani kanë të bëjnë me fëmijët e tyre, të cilët duhet të ishin në shkollë, duhet të loznin , të argëtoheshin por tani  janë të mbyllur në shtëpi. Bashkëjetesa më e gjatë në familje prind –fëmi ka krijuar shqetësime të karakterit psikologjik.

Më në fund, dëshira e njeriut për kontakte të vërteta tani është më e  ndryshme nga personi në person, dhe natyrisht një numër i madh njerëzish shfaqin shqetësime të papara më parë!

Ankthi e depresioni po shoqërojnë  jetën tonë …! ?

Ato  tek ne përfshijnë gjithë jetën , ekonomike ,  shoqërore, familare, e sidomos atë shendetësoren. Jetesa me ankthin dhe depresionin është një luftë e vazhdueshme me veten. Njerëz të cilët jetojnë me ankthin dhe depresionin njekohësisht e ndajnë këtë eksperiencë me të tjerët.

Depresioni dhe ankthi  shfaqin secili simptomat e tyre. Sikur të mos mjaftonte fakti se jetesa me njërën prej tyre është tejet e lodhshme, kjo situatë ka treguar se nuk është e pazakontë të jetohet me ankth dhe depresion në të njëjtën kohë. E kjo kohë na erdhi dhe pse s’e deshëm!

Jetesa me ankthin dhe depresionin është një luftë e vazhdueshme me veten në përputhje më gjendjen shendetësore e situatat që na rrethojnë . Në këtë situatë izolimi i kemi prezente në të gjitha moshat e të dy sekset.

Zakonisht këto  përjetohen të dyja  njëkohësisht. Herë del në planë të parë njera e herë tjertra. Për një çast përballem me një mori emocionesh dhe mendime alarmante, më pas përballem me një zbrazëti të madhe. Frika se mos sëmuresh nga Covid-19 të ben manjak.  Disa njerëz edhe pse s’kanë shënja e quajnë veten të sëmurë. I largohen të tjerëve, por dhe largohen nga cilido nga frika se mos e japin ose mos e marrin !

Shpesh frika se do t’i zhgënjejnë e  do të paragjykohen i pengojnë kata njërëz  të kërkojnë ndihmë e s’i rrjedhoji bëhë më keq.I ben përshtypje gjithçka, sikur njërëzit e shikojnë me një sy tjetër , bëhen pishman për ndonjë veprim ose pse fola kështu ose ashtu !
Shumë njërëz në këtë situatë kanë pa gjumësi të theksuar.

Ndihen vazhdimisht  të  lodhur, por nuk mund të flenë, sepse mendja  gjithë natën bredh nga njeri   shqetësim tek tjetri. Këto gjëra çojnë më pas në përjetimin e një episodi depresioni që zgjasi aq sa do të vazhdoi problemi që i ka krijuar !  Njërëzit ndiheni të rraskapitur  fizikisht dhe mendërisht.
Izolimi nga njerëzit na bën të ndiheni më të vetmuar dhe të depresionuar.

Ankthi të  pengon nga jeta  sociale dhe private,  por kalon më shpejt.  Depresioni  ka ringjallur “plagë të së kaluarës” !  Këto çfaqen në kujtesën ashtu s’i i ke përjetuar më parë, por shpjegimin e ben në kushtet që ti jeton !

Në raste të tilla i kushtoni jashtëzakonisht shumë rëndësi asaj çfarë të tjerët mendojnë për ju !

Ndjejnë nevojë për të arritur diçka, por nuk kanë vullnetin ta bëjnë këtë.
Kur jemi në depresion gjatë gjithë kohës mendojmë se jemi në një dështim. Nga ana tjetër ankthi i bën të ndjehnë  përgjegjësi mbi gjërat më shumë sa  duhet duke ushtruan presion mbi ju!

Të jetuarit me të dyja këto gjendje shkakton shqetësim intensiv .
Individët që jetojnë me depresion dhe ankth njëkohësisht mund të gjejnë veten në një shqetësim të vazhdueshëm duke menduar se si të tjerët mund të gjykojnë veprimet e tyre. Ata gjithashtu shqetësohen se nuk do të ndihen kurrë mirë.

Sëmundjet e bëjnë edhe më të vështirë përballimin e kësaj bashkëjetese sidomos në situatat që po jetojmë.
Për mua është shumë e vështirë të mos e vras mëndjen edhe për gjëra krejtësisht të panevojshme dhe të vazhdoj përpara. Kjo më bën të jem në ankth, gjithashtu jam e vetëdijshme që po kaloj edhe një periudhë të vështirë..

Pikërisht në këto situata ne duhet ta sforcojmë veten dhe të bëjmë të kundërtën e asaj që ky zë na thotë, kështu  nuk jemi duke e lënë atë t’na kontrollojë gjatë gjithë kohës. Rruga më efikase është mbushja e kohës me aktivitete mendore e fizike , duke mos i lenë kohë ankthit e depresionit të zënë vënd në mendjen tonë. .Kjo kërkon kohë por  do të shëroheni një ditë. Zgjidhja e  kësai situate të vështirë është nga më të ndryshme .

Kjo varet nga kodi gjenetik  i sejcilt person , nga formimi , intelekti , ambjenti shoqëror  e tjerë. Tipat e dobët mundohen ta bëjnë zgjidhen duke u hakmerur ndaj shkaktarit që e ka shkaktuar ankthin apo depresionin. Njërëzit e fortë falin. Njërëzit e mençur shmangen e gjejnë rrugën më të drejtë për ta kaluar këtë periudhë .

Është fizikisht e psikologjikisht e vështirë, sepse nuk është izolimi shoqëror mënyra si punojmë ne, si qenie njerëzore. E gjithë rrjedha e jetës bëhet më e vështirë dhe zhgënjyese. Ka dëshmi se njerëzit fillojnë të bëhen dikur të shkujdesur.Koha do të zbulojmë se do të jetë e vështirë për shumë njerëz.

Do të ketë disa që do të jenë mirë, Për ne është një provë shumë të madhe .Ka të tjerë që do t’i lëri pasoja ndofta të pariparueshme . Keto me kalimin e kohes do të ngrejne krye në formë stresi ,ankthi ose depresioni . Mendoj se do të bëhet gjithnjë e më pak e durueshme jo për familjen , por dhe për mbarë shoqërinë!

Dhe për këta , duhet t’na vij keq …!?

I bukur ne forme , vrastare  ne perbmajtje….!