Nuk mbrojnë të dhënat personale gjobiten 10 kompani sigurimesh

521
Sigal

TIRANE – Dhjetë kompani sigurimesh dhe risigurimesh në vendin tonë janë gjobitur me shumën nga 2 deri në 9 milion lekë pasi nuk kanë mbrojtur të dhënat personale. Në muajt shtator –dhjetor 2014 Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka bërë kontrolle në këto kompani dhe ka hasur shkelje të ligjit “Për Mbrojtjen e të Dhenave Personale”.

Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhenave Personale Besnik Dervishi bëri publik listën e dhjetë kompanive që nuk sigurojnë dhe mbrojnë të dhënat personale.

Shërbimi Kombëtar i Punesimit, nën varesi të Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë është gjobitur me shumë 20.000 lekë. Nga kontrollet ka rezultuar se ka mungesë të politikës së privatësisë në faqen online të saj, duke mos informuar personat që vizitojnë faqen mbi mënyrën e mbledhjes, përpunimit, dhe sigurisë së të dhënave personale. Me të njejtën motivacion dhe shumë janë gjobitur edhe Klinika Kirurgjikale Austriake, ALUIZNI, Atlantik, Sicred dhe Albsig.

Kompanitë e sigurimeve Eurosig dhe INSIG janë gjobitur me shumën 60.000 lekë, pasi nga kontrollet rezultojnë se nuk realizojnë informimin e subjekteve të të dhënave në policat e sigurimit si dhe në policat jo të detyrueshëm, siç janë shërbimi ndaj zjarrit, kaskot, sigurimi i ofertës.

Sigma Interalbanian V.I.G dhe Intersig V.I.G gjobiten me nga 90.000 lekë për mungesë të politikës së privatësisë.

Kompanitë nga komunikimi i këtij vendimi kanë afat deri në 30 ditë për të arkëtuar gjobën në buxhetin e shtetit, brenda këtij afati mund të bëjnë ankimimin pranë Gjykatës Administrative të shkallës së parë.

Lista e kompanive të gjobitura:
Shërbimi Kombëtar i Punësimit – 20.000 lekë
Klinika Kirurgjikale Austriake -20.000 lekë
ALUIZNI -20.000 lekë
Atlanitk -20.000 lekë
Eurosig -60.000 lekë
Sicred -20.000 lekë
Sigma Interalbanian V.I.G- 90.000 lekë
Intersig V.I.G -90.000 lekë
INSIG -60.000 lekë
Albsig -20.000 lekë