Çmimi i naftës bie me tre përqind

554
Sigal

Mëngjesin e sotëm çmimi i naftës ka pësuar rënie.

Treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, ranë me mbi 3 përqind dhe u tregtuan me 58.68 dollarë amerikanë për fuçi.

Ndërsa tregesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI , ranë me 3.8 për qind, dhe u tregtuan me 52.15 dollarë amerikanë për fuçi.

Indeksi i çmimit të arit u rrit me 1.0 përqind dhe u tregtua  me 1,585.80 dollarë amerikanë për onz, njëkohësisht edhe niveli i tij më i lartë që prej 8 janarit të këtij viti.