Çipa: Qëllimi kryesor, terreni dhe kushtet e duhura për pushuesit

483
Sigal

Java turistike e Sarandës, pritet një sezon i suksesshëm dhe me përfitime ekonomike

SARANDË/ Çelja e sezonit turistik ka qenë një ceremoni dhe spektakël që sa ka hapur sirtarin e ambicieve të këtij qyteti dhe Kryebashkiakut të saj Stefan Çipa. Qëllimi kryesor është për të krijuar kushtet dhe terrenin e një sezoni sa më të suksesshëm dhe për të realizuar qëllimin dhe pritshmëritë në këtë vend kaq të bukur bregdetar. Detyra më e vështirë fillon tani për Kryebashkiakun dhe qytetin, java që jemi, mund të quhet java turistike e përgatitjeve intensive për sezonin, thënë kjo nga ajo çka Bashkia e Sarandës prezanton për këtë javë që jemi. Javë, e cila ka nisur me takimin e n/prefektit të Sarandës z.Ilir Hysi, me përfaqësues të pushtetit vendor lidhur me masat e deritanishme të mara dhe ecurinë e mëtejshme. Por, edhe takimi i Ministrit të çështjeve sociale, mbasditen e së hënës në portin e udhëtarëve dhe ditën e martë në shtëpinë e fëmijës së Sarandës, vizitë që shoqërohet edhe me dhurata nga ministri Veliaj, jep një impakt më shumë për këtë sezon dhe javë përgatitjesh serioze me synim shtimin e numrit të turistëve, shtimin e të ardhurave financiare, rritjen ekonomike të qytetarëve dhe vetvetiu vjen edhe shtimi i numrit të të punësuarve sezonal, por me një sezon të tejzgjatur dhe të suksesshëm. Duke pasur parasysh këtu qëllimin e Kryebashkiakut Çipa, për një sezon gjithë vjetor. Përpos këtyre të lartpërmendurave, vlen të përmendet  prezantimi ditën e Enjte i investimeve të fuqishme të Raifansen Bank,  në zadrën e notit dhe infrastrukturës të këtij sporti tradicional me famë kombëtare e ndërkombëtare, me thyerje rekordesh nga sportistët sarandiotë. Një nismë kjo e përbashkët midis Kryebashkiakut Stefan Çipa dhe presidentit të notit shqiptar Agim Çiraku, me sponsorizim të njërës prej bankave më të fuqishme e më dashamirëse në investimet e Sarandës siç është “Raiffaisen Bank”. Java turistike e Sarandës nuk mund të mos përfshijë në kalendarin e saj edhe ditën e premte me aksionin e pastrimit radikal të qytetit dhe kështu do kemi një fundjavë që mund ta quajmë dallëndyshen e parë të turizmit Sarandiot. Sipas të gjithë gjasave, pritet që këtë sezon, Saranda t’ u ofrojë pushueseve, përveçse një pamje madhështore, e cila e karakterizon atë, por dhe kushtet e duhura për të kaluar një sezon fantastik.