Cilat janë zakonet e përditshme që po ngadalësojnë metabolizmin

28
Sigal

Metabolizmi është një proces biokimik natyral që ndodh kur trupi transformon ushqimin në energji të shfrytëzueshme. Sa më efikas të jetë ky proces, aq më të pakta janë gjasat që të shtoni në peshë. Në rastet kur metabolizmi nuk është në efikasitet të plotë, trupi e ka të vështirë, në mos të pamundur të djegë yndyrat.

Për të rritur në mënyrë efektive metabolizmin tuaj, është e rëndësishme të identifikoni zakonet e përditshme që mund të jenë duke ngadalësuar metabolizmin tuaj. Për këtë, ju njohim me këshillat e ekspertëve të shëndetit, në mënyrë që t’i identifikoni këto vese dhe t’i trajtoni ato.

Hormonet: Një ndryshim në hormone mund të frenojë përdorimin e energjisë së trupit. Rrjedhimisht kjo ju bën të ndiheni të lodhur. Disa gjendje shëndetësore, si tiroidja joaktive ose tepër aktive dhe diabeti, janë sëmundje hormonale që ndikojnë në metabolizmin tuaj. Stresi gjithashtu çliron hormone që mund të shkaktojnë ngadalësim.

Mungesa e gjumit: Një gjumë i mirë ndihmon metabolizmin që të qëndrojë i ekuilibruar. Kur ju nuk e bëni gjumin cilësor e të rehatshëm është më e vështirë për trupin ta përdorë siç duhet energjinë. Gjumi jo cilësor gjithashtu rrit gjasat e shfaqjes së diabetit dhe obezitetit. Koha e nevojshme e gjumit për të rriturit është 7-9 orë.

Mungesa e kalciumit: Ju keni nevojë për kalciumin më shumë seç kanë nevojë kockat tuaja. Është një lëndë ushqyese kryesore për një metabolizëm të shpejtë, ndër gjërat e tjera pozitive që bën për trupin. Shumë persona nuk kanë sasinë e nevojshme të kalciumit. Kalciumin mund ta merrni nëpërmjet qumështit dhe nënprodukteve të tij. Gjithashtu mund ta gjeni në ushqime shumë të pasura si: drithërat, lëngu i portokallit, qumështi i sojës ose bajames, salmon, lakra jeshile etj.

Përdorimi i ilaçeve: Disa ilaçe mund të ngadalësojnë metabolizmin. Këtu përfshihen antidepresantët dhe antipsikotik të caktuar që përdorën për të trajtuar skizofrenin.

Ndryshimi i vakteve ushqimore: Nuk ka rëndësi se sa ha por çfarë ha. Anashkalimi i vakteve krijon vonesë sociale edhe metabolike. Shmangia e vakteve  gjithashtu shkakton dëm të jashtëzakonshëm në metabolizmin tuaj duke rritur mundësitë për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës.

Një dietë me yndyrë të lartë: Konsumimi i ushqimeve me yndyrë nuk është aspak e shëndetshme. Ndryshon mënyrën sesi trupi tret ushqimet dhe përthith lëndët ushqyese. Edhe aftësia e trupit për të përdorur insulinë ndikohet nga këto ushqime, ndryshe quhet rezistenca e insulinës dhe lidhet me diabetin dhe obezitetin. Prandaj duhet të konsumoni më shumë fruta dhe të pini më shumë ujë