Shtetasi nga Shqipëria gjendet i vdekur në bodrumin e një pallati në Prishtinë

22
Sigal

Një person pa shenja jete është gjetur ditën e enjte në Prishtinë.

Policia bën të ditur se viktima ishte shtetas i Shqipërisë, dhe është gjetur pa shenja jete në hapësirën e bodrumit të një banese.

“Rr. Sadik Bekteshi, Prishtinë 21.03.2024 – 05:55. Viktima mashkull shtetas i Shqipërisë, është gjetur pa shenja jete në hapësirën e bodrumit të ashensorit të një banese. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.