Çfarë po kërkohet? Blindohet sërish Kruja

269
Sigal

Policia ka zhvilluar mëngjesin e sotëm një tjetër operacion antidrogë në qytetin e Krujës. Ende nuk dihet se në cilën zonë është përqëndruar operacioni.

RENEA dhe FNSH janë duke zhvilluar kontrolle të shumta në banesa dhe pyje, me qëllim zbulimin e parcelave me kanabis. Dy ditë më parë u sekuestruan 17 mijë bimë kanabis në Krujë dhe në zonat përreth.

Ditën e djeshme u bënë të ditur emrat e 16 personave që u arrestuan.

Në pranga janë vënë: Asllan Deliu, Marsel Loci, Eldi Kaceli, Indrit Kullaj, Dashamire Deliu, Musait Vathi, Xhavit Kullaj, Dashamir Kullaj, Ferit Kullaj, Erlind Almeta, Fetije Kullaj, Refik Deliu , Erjon Deliu , Flamur Halili, Ervin Perlica dhe Sokol Kullaj.

Në operacionin ku u përfshinë edhe Forcat RENEA, u kryenë kontrolle në sera, magazine, banesa në zona të pyllëzuara, ku në përfundim u sekuestruan afro 20 mijë rrënjë kanabis. Në përfundim të operacionit të koduar “Agimi” blutë shpallën gjithashtu në kërkim 24 persona dhe proceduan në gjendje të lire tre të tjerë.