Çfarë bëri Turi? Besa Shahini jep për herë të parë përgjigje pyetjes që çuditi maturantët shqiptarë

358
Sigal

U bë virale pyetja “Çfarë bëri Turi” pas provimeve të Maturës Shtetërore. Madje ironiskisht shkruhej në rrjetet sociale, “kush është Turi se na iku truri”.

Për herë të parë në lidhje me këtë ka reaguar Ministrja e Arsimit, Besa Shahini.

Ajo thotë se ka shumë të rinj që janë të mirarsimuar, ndryshe nga ata që kritikojnë reformat në arsim.“Për të gjithë ata që akoma pyesin se “Çfarë bëri Turi?”, dua t’ju rikujtoj se janë rreth 12 mijë maturantë (17-18 vjeçarë) që e kanë dhënë përgjigjen e saktë në këtë pyetje.Pra, gjithandej në Shqipëri ka të rinj më mirë të arsimuar se sa ata që po përpiqen të kritikojnë reformat e PS-së në arsim”, shkruan Shahini.