Çertifikohen ekspertët shqiptarë të poligrafit, ambasadorja Kim: Një mjet kundër korrupsionit

506
Sigal

Janë prezantuar këtë të martë 5 ekspertët e parë shqiptarë të poligrafit që do të përdorë SHÇBA dhe më tutje Byroja Kombëtare e Hetimit.

Ekspertët janë çertfikuar pas rreth 440 orësh mësimi teorik dhe praktik në përdorimin e ‘makinës së të vërtetës’, të parët profesionistë të punës së poligrafit në Shqipëri.

Gjatë ceremonisë së certifikimit të ekspertëve, e pranishme ishte dhe ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim, e cila e quajti poligrafin si një tjetër mjet në arsenalin e ngritur nga reforma në drejtësi, në luftën kundër korrupsionit.

Ambasadorja e SHBA: Jam e kënaqur që jam këtu për të shënuar suksesin e mbi 400 orëve mësimi teorik e praktik mbi shkencën e poligrafit. Instruktori i tyre e ka vlerësuar në mënyrë të përsëritur përkushtimin dhe disiplinën e tyre, e falënderoj instruktorin në drejtimin e këtij inovacioni dhe për punën e saj.

Ky është një moment i rëndësishëm në jetën e Shqipërisë. Vendi ka një ligj të ri të SPAK-ut që kërkon që çdo punonjës i ri i BKH-së të ekzaminohet me makinën e poligrafit.

Ky është një mjet i ri për Shqipërinë në mënyrë që të luftojë korrupsionin dhe një tjetër mundësi për të zbatuar shtetin ligjor.