Çadrat me vete, rikthehen reshjet e shiut, moti për sot

477
Sigal

Pas ditëve me diell, sot rikthehen sërish reshjet e shiut në vendin tonë.

Vranësirat do të intensifikohen gjatë pasdites ku pas mesnatës priten reshje shiu në të gjithë territorin.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, priten reshje lokale të dobëta në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër. Sakaq, era pritet të fryjë e lehtë.

TEMPERATURAT

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 11 / 18 °C
në vendet e ulëta: 9 / 17 °C
në vendet malore: 6 / 12 °C

ERA

Era pritet të fryjë e lehtë.