Çifti shqiptar dënohet për kultivim kanabisi, por edhe për…

441
Sigal

Një çift shqiptar rreth të njëzetave u dënua me 30 muaj burg pasi kishin ngritur një plantacion kanabisi në një shtëpi në qytetin Zaventem në Belgjikë.

Çifti u arrestua më 20 qershor, kur një përmbarues mbërriti në shtëpinë ku qëndronin shqiptarët.

Burri dhe gruaja donin të largoheshin nga shtëpia, por oficerët që shoqëronin përmbaruesin nuhatën erën e kanabisit.

Ata vendosën të kontrollojnë shtëpinë menjëherë. Brenda në shtëpi gjetën 883 rrënjë kanabisi, të shpërndara në tre dhoma.

Çifti tha në polici se ata kishin takuar një tjetër shqiptar në Bruksel në një kafene dhe ai u kishte ofruar 2 mijë euro që të kujdeseshin për bimët.

Edhe pse policia e mori emrin e organizatorit, nuk ka arritur kurrë ta gjejë personin në fjalë.

Çifti u dënua gjithashtu edhe për faktin se kanë vjedhur 18.700 euro energji për të rritur bimët e kanabisit.