Çadrat me vete, reshje shiu në të gjithë Shqipërinë

261
Sigal

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ditën e premte vendi ynë parashikohet të ketë mot kryesisht të vranët.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herë pas hershme dhe lokalisht të vazhdueshme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive afatshkurtër, shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Në majat e maleve reshje të dobëta bore. Era do të fryjë me drejtim Juglindje – Verilindje e lehtë dhe mesatare, në bregdet përkohësisht e vrullshme e shoqëruar me dallgëzim në det të forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C

Shkodër 8/15 re shi

Kukës 6/17 re shi

Lezhë 7/16 re shi

Dibër 5/14 re shi

Durrës 10/16 re shi

Tiranë 9/19 re shi

Elbasan 10/17 re shi

Berat 7/18 re shi

Vlorë 11/15 re shi

Korçë 4/14 re shi

Gjirokastër 5/16 re shi

Sarandë 9/16 re shi.