Buxhuku: Qeveria e pafuqishme për ta ndihmuar biznesin në kohë krizash, shkak politikat e gabuara

442
Sigal

Në një intervistë kreu i Konfindustria, Gjergj Buxhuku u shpreh se ekonomia shqiptare ka treguar se është e pafuqishme për ta mbështetur biznesin dhe qytetarin shqiptar në kohë krizash. Ai duke folur për kredinë sovrane, tha se nëse nuk do të ekzistonte një filtër nga bankat, atëherë paratë e pakta që janë në dispozicion, do të shpërdoroheshin, duke rënë në duart e bizneseve që e kanë të pamundur që t’i kthejnë.

Gjergj Buxhuku: Formula që ka gjetur qeveria për të ndarë riskun me bankat, e ka vështirësuar konkurrimin e biznesit për të fituar, por ekonomia shqiptare ka treguar se është e pafuqishme për ta mbështetur biznesin dhe qytetarin shqiptar në kohë krizash. Nëse nuk do të kishte një ndarje risku me bankat, të mos ishte filtri i bankave, atëherë do të eksitonte rreziku që kjo kredi të shpërdorohej, duke përfunduar në duart e bizneseve që do ta kishin të pamundur për ta rikthyer. Këto janë para të taksapaguesve. Kredia sovrane e qeverisë tregon pafuqinë e ekonomisë shqiptare që prej kohësh është e rrëzuar përtokë dhe kuptohet që përgjegjës për këto janë menaxhimet e qeverisë, ku kemi ardhur në një pikë që jemi të pafuqishëm për të ndihmuar biznesin në kohë pandemie. Për Buxhukun, ekonomia shqiptare ka vite që është në vështirësi për shkak të politikave të gabuara që ka ndërmarrë qeveria.