E rrallë/ FIFA projekton dy Kupa Bote në vitin 2022

282
Sigal

Gjatë kësaj periudhe të vështirë për futbollin dhe jo vetëm, FIFA dhe UEFA kanë punuar së bashku për të projektuar se kur do të zhvillohen ndeshjet e mbetura pezull. Gjithashtu ata kanë menduar për sezonin e ri, në mënyrë që çdo gjë të zhvillohet normalisht. Vëmëndja kryesore tashmë është kthyer në vitin 2022, ku pritet të mbahet dhe Kupa e Botës në Katar. Këtu pritet të ndodhë dhe risia e madhe, pasi FIFA planifikon të organizojë dhe Kupë Bote për Klube. Duke qenë se Kupa e Katarit do të zhvillohet në dimër, sërish do të ketë një kalendar jo normal. Kalendari i ndeshjeve pritet të normalizohet në sezonin 2023/24, ku do të kthehet çdo gjë si më parë. FIFA ka projektuar një turne me 24 ekipe, ku çdo ekip do të përfitojë nga 20 milionë euro dhe fituesi i turnamentit do të fitojë plot 100 milionë euro.