Burri vret gruan me thikë brenda byrektores në Durrës

576
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka tronditur paraditen e sotme Durrësin, ku një grua është vrarë me thikë nga bashkëshorti i saj pranë Pallatit të Sportit.

Burime bëjnë me dije se viktima ka qenë duke punuar në byrektore, ndërsa burri i saj ka shkuar brenda në dyqan, dhe pasi janë konfliktuar e ka qëlluar me thikë për vdekje.
Mësohet se viktima dhe autori kanë qenë pronarë të byrektores ku ka ndodhur vrasja, ndërkohë që motivet ende nuk dihen.

Nuk ka ende detaje lidhur me identitetin e personave, viktimës dhe autorit të dyshuar, që derimë tani raportohet të jetë bashkëshorti i gruas së vrarë.

Ky është krimi i dytë i rëndë në më pak se 24 orë që godet vendin, pas vrasjes së dyfishtë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Mirditë, ku ish-bashkëshorti vrau një 36-vjeçare dhe të vëllanë e saj, duke lënë jetime tre vajza të mitura.