Burrat në Shqipëri po pakësohen

244
Sigal

Në Shqipëri kemi një numërim më të lartë të grave, ndërsa burrat po pakësohen me shpejtësi nga viti në vit. Kjo sepse gjatë 2020-ës lindën më pak meshkuj dhe kanë emigruar më shumë prej tyre. Edhe numri i vdekjeve në 2020-ën anon nga meshkujt. Kjo shpjegohet dhe me jetëgjatësinë që për femrat është me lartë, por në 2020-ën për të dyja sekset numri mesatar i të jetuarit ka rënë.

Një rënie drastike e numrit të martesave vihet re nga INSTAT, me rreth 5 mijë martesa më pak gjatë vitit 2020. Piku i martesave gjatë këtyre viteve të fundit duket se është arritur në 2018-ën. Ndërkohë sa i përket divorceve në pesë vitet e fundit ato janë kërkuar më shumë nga gratë në raport me burrat.

Raporti ka vrojtuar edhe martesat e hershme ky fenomen shihet më i lartë tek vajzat, ku në moshën 18 dhe 19 vjeçare rreth 12% e tyre krijojnë kurorë. Ndërsa djemtë nuk kanë martesa para moshës 18 vjeç dhe përqindja e djemve të martuar në moshën 18-19 vjeç është nën 1%.