Difekt në linjën e Shën Mërisë, disa zona të Tiranës çregullime me ujin e pijshëm në fundjavë

209
Sigal

Disa zona të kryeqytetit do të kenë cregullime me orarin e ujit të pijshëm në fundjavë, duke qenë se ka pasur një defekt në linjën e Shën Mërisë.

Ujësjellës-Kanalizime Tiranë njofton se zonat që preken janë Farkë, Sauk i ri, Sauk i vjetër, Mjull Bathore, Fshati Dajt, Liqeni i thatë, Rezidenca Kodra e Diellit, Komuna e Parisit, Rruga Elbasanit (pjesërisht), Ali Demi (pjesërisht) dhe Rruga “Pasho Hysa”.

NOA

Njoftimi:

Difekt në linjën e Shën Mërisë, çrregullime të furnizimit me ujë në fundjavë në disa zona, UKT: “Po punojmë për riparimin e shpejtë të avarisë”

Ujësjellës-Kanalizime Tiranë njofton qytetarët se për shkak të një defekti të ndodhur, gjatë orëve të natës, në linjën e trasmetimit Dn700 të “Burimit të Shën Mërisë”, gjatë fundjavës do të ketë çrregullime në furnizimin me ujë, deri në riparimin e avarisë.

Zonat e prekura nga ky defekt, për riparimin e të cilit ekipet e UKT-së po punojnë prej mëngjesit të sotëm, janë: Farkë, Sauk i ri, Sauk i vjetër, Mjull Bathore, Fshati Dajt, Liqeni i thatë, Rezidenca Kodra e Diellit, Komuna e Parisit, Rruga Elbasanit (pjesërisht), Ali Demi (pjesërisht) dhe Rruga “Pasho Hysa”.

Ujësjellës-Kanalizime Tiranë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe dëshiron t’i sigurojë ata se aktualisht, ekipet tona po punojnë me përkushtimin maksimal për zgjidhjen sa më shpejt të problematikës dhe rikthimin normal të furnizimit me ujë të pijshëm.