Burnout në punonjësit e mjekësisë së urgjencës arrin një nivel të ri të lartë: duhet vepruar urgjentisht.

128
Sigal

Pandemia e Covid -19 shkaktoi një rritje të tejzgjatur të stresit dhe ngarkesës në punë në specialistët e shumë sektorëve të kujdesit shëndetësor, por kjo ishte vecanërisht e dukshme në mjekësinë e Urgjencës. Një studim1 i kryer nga Shoqata Europiane e Mjekësisë së Urgjencës, në profesionistë të MU, në 89 vënde, tregoi që 62% e atyre që morrën pjesë në studim, kishin të paktën një simptomtë sindromit të “burnout”2 dhe 31.2% e tyre kishin dy simptoma. Problemet kronike që hasen nga specialistët e MU, të tilla si burimet e kufizuar, stafi i pamjaftueshëm, mbipopullimi i Urgjencave dhe mungesa e njohjes janë përkeqësuar shumë nga pandemia.

Në vëndin tonë në këtë studim u gjet që 70% e pjesmarësve në studim kishin të paktën një symptom të “burnout”, njëlloj si Turqia, Portugalia, Italia,  gjë që një pjesë të tyre i ka bërë të mendojnë për të ndryshuar profesionin apo specialitetin.Ky sindrom ka prekur profesionistët e rinj në moshë më tepër se ata që janë më të vjetër dhe me më tepër eksperiencë. “Kjo është për tu shqetësuar, pasi këta do të jenë specialistët e MU të së nesërmes” thotë Dr Luis Garsia nga Spanja. “Largimi I njerëzve nga puna do ta theksojë më tepër mungesën e personelit, gjë që do të shtojë më tepër ngarkesën e punës pë rata që mbeten”

 

Një faktor tjetër shqetësues është mungesa e  mbështetjes psikologjike që është shumë e nevojshme për specialistët e MU të cilët janë nën stres të  vazhdueshëm në punë. Sondazhi tregoi se vetëm 41.4% e të gjithë të anketuarve raportuan se kishin mundësi për mbështetje psikologjike, qoftë ballë për ballë ose në distancë. “Burnout”-i në profesionistët e kujdesit shëndetësor mund të çojë në abuzim me alkoolin dhe drogën, madje edhe në vetëvrasje. Një tjetër manifestim i zakonshëm i “burnout”  është crregullimi pas stresit-traumatik, gjëndje që mund të ketë pasoja shkatërruese afatgjata për individin.

 

“Një punonjës i MU që punon i mbingarkuar nën stres, do të ndikojë negativisht gjithashtu edhe tek pacienti”-thotë Dr. Roberta. “Burnot bën që të mënjnohesh apo të qëndros indifferent ndaj punës, si dhe të jesh më pak eficent dhe produktiv. Kjo con në një cilësi më të ulët të kujdesit dhe në shtim të gabimeve mjekësore”

 

Raporti arrin në përfundimin që punonjësit e kujdesit shëndetësor me “burnout” kanë një tendencë më të lartë për tu mënjanuar dhe të thellojnë më tej mungesën e burimeve njerëzore dhe humbjen e profesionistëve të trajnuar, cka con në një rreth vicioz.

“ Kjo situatë , nëse nuk vlerësohet dhe trajtohet urgjentisht dhe me korektesë nga politikbërësit, ka të ngjarë të të jetë një kërcënuese për systemin shëndetësor”-theksojnë autorët e studimit.

Sot është dita të diskutojmë të gjithë së bahku për këtë fenomen, për të gjetur rrugët më të mira të mundëshme në përballimin e tij.

  1. Rezultatet e sondazhit janë publikuar sot (27 maj) në Revistën Evropiane të Mjekësisë Emergjente (European Journal of Emergency Medicine).
  2. Sindroma e “Burnout” shkaktohet nga stresi i vazhdueshëm, i pamenaxhuar, në vendin e punës. Ajo manifestohet me mungesë energjie ose rraskapitje, ulje të përqëndrimit në punë, largim të vëmëndjes nga puna dhe ndjenja negative ose cinike të lidhura me të.