Kryetari i PD, Sali Berisha i ka bërë thirrje Nuredin Dumanit dhe Besian Xhixhës, që të rrëfehen për lidhjet e krimit me politikën.
Ai ka akuzuar se prokurorë të SPAK kanë mbyllur dosje për akuza të rënda. Ndërsa ka denoncuar gjithashtu se Prokuroria e Posaçme po i fsheh denoncimet e të penduarve të drejtësisë për lidhjet e politikës me bandat e krimit.
A e dini ju ku shkoi prokurori që mashtroi shqiptarët në mënyrën më të shëmtuar ku është ai? Në SPAK, në SPAK e partisë, kjo do të thotë që SPAK shndërrohet në strofull kriminelësh. Për llogari të kujt gënjeu Alfred Shehu?
Këta mbyllin dosje, banda paguante këta mbyllnin vrasje, njerëz që vriteshin te pragu i shtëpisë e një nga këta është Alfred Shehu.
Ndaj Dumani është fytyra e vërtetë e këtij shteti e kësaj qeverie.
I bëj thirrje dhe Besian Xhixhës, të rrëfehet plotësisht për lidhje politike të deputetëve të ministrave, dyshimin më të madh në hetimin e trajtimin politik që SPAK po i bën çështjes po bën mburojë, e denoncimeve politike në një kohë kur ato dihen. SPAK po i fsheh këto”.