Breshër dhe shkreptima, ja çfarë po ndodh në Spille

1030
Sigal

Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar nga meteorologët, java do të kalojë me shi dhe vranësira të shtuara. Keshtu, keto tre dite e kane prishur pak humorin e atyre qe i jane drejtuar bregdetit per pushime.

Sot, në Spille brëshëri i ka prishur ditën pushuesve.

Edhe pse të shumtë ishin ata të cilët kishin zgjedhur të sfidonin motin e keq, por kësaj radhe breshëri i ka detyruar të shkojnë menjëherë në hotel për të braktisur bregdetin.

Ditën e sotme si pasojë e motit të keq dëme ka pasur dhe në qytete të tjera të Shqipërisë si Shkodra dhe Lezha. Pasoja të shumta kishte në Shëngjin.