Aksident në Krujë, makina del nga rruga dhe përfundon në përrua, plagoset rëndë drejtuesi 27-vjeçar

133
Sigal

Një aksident është regjistruar në aksin Krujë- Fushë-Krujë në afërsi të Krastës.

Autovetura tip “Fiat doblo” me drejtues A.SH., 27 vjeç nga Kruja ka dalë nga rruga duke përfunduar dhjetëra metra poshtë në përrua.

Për pasojë është plagosur rëndë drejtuesi i mjetit i cili udhëtonte i vetëm.

27-vjeçari është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë.