Bilanc lufte në shtator, 626 aksidente rrugore dhe 23 viktima

286
Sigal

Shtatori mbyllet me bilanc shqetësues të aksidenteve rrugore. Në Shqipëri sipas Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore muajin që lamë pas u regjistruan 626 aksidente dhe 23 viktima.

Të dhënat tregojnë për 10 aksidente më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të shkuar dhe për rritje të numrit të atyre me rrezik të lartë për jetën.

Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore shënjon me të kuqe, 164 prej tyre.

Gjysma e aksidenteve rrugore në shtator, kanë ndodhur vetëm në dy qytete, Tiranë dhe Vlorë, përkatësisht 236 dhe 78.

Ndiqen nga Durrësi me 51, Elbasani me 50 dhe Berati me 46.

Numër më i ulët aksidentesh muajin e shkuar është regjistruar në Dibër dhe Kukës, përkatësisht 8 dhe 6.

Sipas Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore shkaqet kryesore të aksidenteve duket se janë shpejtësia tej normave të lejuara dhe shkelja e sinjalistikës rrugore, pasi dhe apeli për respektimin e tyre renditet i pari në listën me 13 këshilla për drejtuesit e automjeteve.

Aksidentet Rrugore

Tiranë 236 aksidente
Vlorë 78 aksidente
Durrës 51 aksidente
Elbasan 50 aksidente
Berat 46 aksidente
Korçë 42 aksidente
Fier 38 aksidente
Lezhë 29 aksidente
Shkodër 22 aksidente
Gjirokastër 20 aksidente
Dibër 8 aksidente
Kukës 6 aksidente