Bylykbashi: Asnjë truk nuk e ndal fitoren e opozitës më 25 prill

207
Sigal

Përfaqësuesi i PD në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi, së bashku me Petrit Vasilin kanë mbajtur një konferencë për shtyp në selinë blu në prag të votimeve në Kuvend të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.

Sipas Bylykbashit me këtë akt, Rama ka thyer çdo marrëveshje të mëparshme dhe konsensus, dhe e bën këtë për të reduktuar humbjen më 25 prill.

Por ai garanton se Rama me çdo truk që përdor nuk e ndal dot fitoren e opozitës më 25 prill të 2021 por vetëm po ndalon partitë të mos garojnë në koalicion pasi do të humbë në 12 qarqe.

“Jemi në atë gjendjen ku është Reforma Zgjedhore në prag të votimit nesër në parlament. U ngrit në bazë të marrëveshjes së 14 janarit. Që kishte konsensusin mes partive, mazhorancës opozitës parlamentare dhe Opozitës së Bashkuar. I vetmi instrument për Reformë konsensuale. Një nga 15 kushtet e BE.

14 janari shtoi bazat për marrëveshjen, që konkludoi në të gjitha parametrat që Këshilli Politik miratoi më pas më 30 qershor tekstin integral konsensual.

Ky tekst që më 23 korrik u miratua në parlament, pa asnjë ndryshim. Kjo Reformë Zgjedhore që garantoi konsensus për të rritur standardin e zgjedhjeve të 25 prillit 2021. Solli instrumenta shtesë, që zgjedhjet e 2021 të kishte sa më pak probleme, dhe t’i priteshin duart partisë në pushtet që të manipulonte.

Me votimin e nesërm, të bazuar mbi miratimin e njëanshëm, Rama shkatërron marrëveshjen e 14 janarit, konsensusin e Këshillit Politik dhe 5 qershorin. Duke ndërhyrë drejtpërdrejt në elementë të 5 qershorit. U miratuan më 30 qershori, dhe parlamenti i bëri ligj më 23 korrik.

Ndërhyrjet e nesërme do të krijojnë konfuzion, si do të funksionojë ssitemi zgjedhor. Bëhet se si Rama të reduktojë humbjen e tij në zgjedhjet e ardhshme. Asnjë truk nuk do të ndalë atë që më 25 prill do te jetë fundi politik, dhe fitoren e opozitës.

Në të gjithë përpjekjen e tij për të thënë që procesi i Reformës që po e përmbyll në mënyrë të njëanshme, është përpjekje për të bër Këshillin Politik për njëanshmëri të ndryshimeve kushtetuese, po heq mundësinë që partitë të garojnë në koalicion që e mund në 12 qarqe .”- tha Bylykbashi.